Lajme

Zeka: Kuvendi paguan 72 mijë euro për veturat e shefave të partive

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 22 November 2018

Deputeti nga radhët e partisë NISMA, Milaim Zeka në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se 72 mijë euro i paguan Kuvendi i Kosovës për vetura me qera për shefat e grupeve parlamentare.

Sipas tij, vetëm Lëvizja Vetëvendosje nuk merr veturë me qera me pagesë të Kuvendit.

Përveç për vetura, Krasniqi tha se 200 mijë euro janë ndarë edhe për udhëtime jashtë vendit.

-Advertisement-

“200 mijë euro janë dhënë për udhëtime për gjashtë muaj, marre duhet të ju vie me shpenzu në varfëri, ku fëmijët e Kosovës nuk kanë nxemje. Marre duhet të ju vie me shpenzu pare të taksapaguesve. Çfarë lypin këshilltarët e ministrave të shkojnë në Evropë, çfarë ka lyp gjithë ai delegacion të shkojë në Dubaj. 72 mijë euro i paguan parlamenti vetëm qera të kerreve për shefat e grupeve parlamentare duke përjashtuar Vetëvendosjen që e kanë punësu një shofer

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera