Lajme

Zeka: Koha do të tregojë se për çfarë arsye elektorati ia mësyu VV’së

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 12 June 2017

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën Milaim Zeka duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ka ftuar koalicionin të cilit i takon që t’i lërë festat dhe të merret me formimin e Qeverisë.

Zeka i ka kërkuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mos i bie mësysh vetes duke uruar që kjo parti ta edukojë elektoratin që të mos ofendoj në rrjetet sociale.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Ka fitu Kosova

A qe sa une po gjykoje deri me tani, elektorati e ndeshkoi te keqen, qe pa fajin e votuesit te PDK se e LDK se, lideret e ketyre partive, ia bene vendit te tyre.

Koha do ta tregoje se per çfare aresye elektorati ia mesyu VV. I mbyturi kapet per kashte.

Uroje qe VV te mos i bie mesysh vetes. Uroje qe kjo parti ta edukoje elektoratin, qe te shajne me pak ne rrjetet sociale.

Uroje qe Lista 12 t i leje anash “festat” e te merret me formimin e qeverise!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera