Lajme

Zëdhënësja e Speciales: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha kri*met e ndodhura gjatë lu*ftës në Kosovë, disa janë gjykuar e disa presin vendime

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 10 June 2026

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një videoadresimi të publikuar në faqen e gjykatës në “X” ka folur për juridiksionin që mbulon Gjykata Speciale.

Griep ka thënë se Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë s’kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim të ndodhur përgjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se disa prej krimeve janë gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi dhe disa të tjera nga gjykata të tjera.

Ajo ka shtuar se Gjykatës i është dhënë mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE’ja.

-Advertisement-

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”, ka thënë Griep.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy