Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 10 October 2022

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, thotë se Kryeminsitri Albin Kurti duhet ta vizitojë QKUK-në më shpesh, e me më pak spektakël.

“Në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet. Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Zyrtarja e LDK-së thotë se Kryeministrit nuk i interesojnë kushtet e rënda në spitalet e Kosovës, por spektakli që mund ta ofrojë nga aty.

-Advertisement-

“Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën”, thuhet në postimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera