Zëdhënësit të Kurtit i pengojnë raportimet e mediave për 300 milionë € importe nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 11 June 2022
Kreu i VV-së, Albin Kurti, pasi ishte bërë kryeministër herën e parë, kishte marrë vendim për heqjen e taksës 100 % që e kishte vendosur Ramush Haradinaj. Kjo pas presioneve të mëdha ndërkombëtare. Ndërkohë pak ditë para se të bëhej kryeministër për herë të dytë, në një intervistë krah për krah me presidenten Vjosa Osmani kishte premtuar se do të vendoste masën e reciprocitetit për Serbinë. Siç thoshte Kurti në vitin 2021, vendosja e masës së reciprocitetit do të jetë çështje ditësh e javësh, por kurrsesi muajsh. Megjithatë që nga ajo kohë kanë kaluar një vit e tepër dhe Kosova s’e ka vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë.
Si rezultat, importi nga Serbia nga vitit 2019 kur Kosova i kishte vendosur taksën, deri në vitin 2021 është rritur për 300 milionë euro. E raportimet për këtë fakt i kanë penguar zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziut, i cili ka provuar të japë sugjerime se cila periudhë me cilën duhet krahasuar në raportimet e mediave.
“Një javë i krahasojnë importet nga Serbia me vitin 2020 kur kishte masa të theksuara kufizimesh sa që shkaku i pandemisë edhe kufinjtë u patën mbyllë. E kur nuk u duket e mjaftueshme, i krahasojnë me vitin 2019 kur ishte vendosur tarifa 100%. Atë vit, së paku zyrtarisht importi kishte rënie, por raftet e marketeve vazhdonin të ishin të mbushura me mallra serbe, meqë çka më parë futej zyrtarisht, kishte filluar të hynte si kontrabandë.
Por, assesi nuk i sheh tek bëjnë krahasime me vitet 2017 apo 2018, vite normale të shkëmbimeve tregtare. Sepse pastaj do të detyroheshin të flisnin për rënie reale të importit nga Serbia për rreth 32%, respektivisht 20% – edhe pas rritjes së gjithëmbarshme të importit, rritjes së inspektimeve dhe inkasimit të doganave si dhe mbylljes së rrugëve jo-legale që përdoreshin për kontrabandë, sidomos në veri të vendit. Në vitin 2017, Serbia ishte në vendin e parë prej nga ne importonim, ndërkaq në vitin 2021 dhe këtë vit zë vendin e katërt”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij zyrtar.
Në fund të reagimit të tij, Kryeziu thotë se s’litet për faktin e rritjes së shkëmbimit tregtar me Shqipërinë.
“Në të njëjtën kohë, rrallë herë flasin për rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare, në veçanti me vendet mike si Gjermania, Turqia, e Shqipëria. Aq më pak për rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar me Shqipërinë. Në Shqipëri e nga Shqipëria, ne sot eksportojmë dhe importojmë më shumë se çdo herë më parë”, ka përfunduar në reagimin e tij Kryeziu.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...