Lajme

Zëdhënësi i VV-së tregon se a do të bëhet Kurti president

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 11 December 2019

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka komentuar deklaratën e Lumir Abdixhiku ku thotë se nëse VV do të kishte dalë e dyta për 24 orë do te ishte kryer marrëveshja.

Manxhuka ka thënë se LDK nuk do pajtohet me faktin se ka dalur e dyta në zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se VV edhe gjatë fushatës ka thënë se posti i Presidentit do të mbetet jashtë negociatave dhe se është gabim të spekulohet se Kurti do të ishte bërë President.

-Advertisement-

“Lumir Abdixhiku po thote se nëse VV do te kishte dale e dyta për 24 ore do te ishte kryer marreveshja.

E vertete. Problemi eshte se LDK nuk po pranon te pajtohet me faktin se ka dale e dyta.

Sa i perkete presidentit eshte gabim te spekulohet se Albin Kurti do te ishte bere president.

Neve kemi thene ne fushate se posti i presidentit duhet te mbetet jashte negociatave per qeverisje. Kete e kane thene edhe figura te LDK-se. Ne jemi te vendosur ta mbajme fjalen si gjithmonë”, është shprehur Manxhuka./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera