Lajme

Zëdhënësi i Vetëvendosjes frikësohet nga fjalimet në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 03 February 2020

Seanca ku pritet që të votohet Qeveria Kurti shkoi në pauzë.

E gjatë krejt kohës pati akuza nga tash partitë opozitare, PDK, AAK e Nisma, që mandatin e kaluar ishin pjesë e Qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Por, kur i ka ndëgjuar krejt këto fjalime, zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka hyrë frika.

-Advertisement-

Kjo, pasi sipas tij nga përmbajtja e fjalimeve të tyre duket se opozita do të jetë tejet e  dobët, shkruan gazeta inFokus.

“Por kam nje frike, me kaq pak permbajtje dhe te harxhuar qe ne seancen e pare, nuk e di cfare opozitarizmi do te kemi ne seancat e tjera”, ka shkruar Arlind Manxhuka.

Megjithatë, ai thotë që sikleti i tyre është i natyrshëm.

“Eshte i natyrshem ky siklet. 20 vjet hajni po perfundojne sot. Pervecse nuk do te mund te vjedhin me, do te shohin edhe se si qeveriset”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera