Zëdhënësi i Speciales: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundoj vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 21 September 2024
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, deri në prillin e vitit të ardhshëm.
Doyle, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se në rastin kundrejt Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, ose në sallën e gjyqit ose përmes një video-lidhjeje, dhe 69 të tjerë me formë shkrimi.
Ai tutje ka deklaruar se pas dëshmitareve të Prokurorisë, Mbrojtja do të fillojë t’i thërrasë dëshmitarët e saj, sipas tij, dikur në vitin e ardhshëm.
“Në rastin kundrejt Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria është duke paraqitur e saj rast e duke thirrur dëshmitarët e saj. Prokuroria ka thënë se synojnë t’i thërrasin dëshmitarët e tyre deri në prill të vitit 2025. Pra, ne jemi në mes të këtij procesi. 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, ose në sallën e gjyqit ose përmes një video-lidhjeje , dhe 69 të tjerë kanë dëshmuar vetëm në një me formë shkrimi. Kështu që, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e rastit të saj, Mbrojtja do ta këtë mundësinë për të kundërshtuar rastin. Presim që dikur vitin e ardhshëm, Mbrojtja të fillojë t’i thërrasë dëshmitarët e saj”.
Doyle ka shtuar se një ndër prioritetet e gjykatësve është përshpejtimi i procesit gjykues, ndërsa ka thënë se zvogëlimi i listës së dëshmitarëvë të Porkurorisë, për disa herë tashmë, është pozitiv për procesin.
“Një prej punëve kryesore të trupit gjykues është që procedurat janë të drejta dhe të shpejta. Kjo përfshin edhe dhënien e afateve kohore, për të cilat Prokuroria ka thënë se ju nevojitet kohë deri në prill të vitit 2025. Gjyqtarët po mundohem që gjykimi të përshpejtohet dhe duke i kërkuar Prokurorisë që ta shpejtojnë rastin sa më shumë që është e mundur, prandaj ka edhe zvogëlim të numrit të dëshmitarëve”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se njerëzit ta kuptojnë se Dhomat të Specializuara të Kosovës në Hagë janë krijuar për krimet e akuzuara brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit të Kosovës, ku ka disa pika kontrolli dhe balanci.
Si dëshmi për këtë, ai e ka marrë apelin e Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës. Siç ka thënë ai për Ekonomia Online, në rastin e Mustafës, të cilit i’u zbrit dënimi nga 26 në 15 vjet, “e kemi parë se sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë si me atë të Kosovës”
“Në rastin e Pjetër Shalës, i cili është dënuar për krime lufte arbitrare, torture dhe vrasje, dhe i dënuar me 18 vjet burgim, dënim të cilin e ka apeluar. Shala është dënuar për disa ngjarje në një fabrikë metalesh në Kukës të Shqipërisë, për tortura dhe vrasje, në një qendër paraburgimi, kundër shqiptarëve dhe serbëve që kanë dalë kundër UCK-së. Ky është verdikti i parë, të cilin ai e ka apeluar”.
“Fokusi është që njerëzit ta kuptojnë se Dhomat të Specializuara të Kosovës në Hagë janë krijuar për krimet e akuzuara brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit të Kosovës. Pra, mënyra se si funksionon është se Prokuroria sjell akuzat kundër dikujt për lufte krime, krime kundër njerëzimi apo ndërhyrje dëshmitare dhe pastaj gjyqtarët kanë fokusi të sigurojnë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë”.
“E pamë në rastin e Salih Mustafës, se sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë si me atë të Kosovës, ku ka disa pika kontrolli dhe balanci. Në rastin e Mustafës, trupi gjykues i ka shqiptuar një dënim prej 26 vjetësh burgim, pastaj në apel u tha se ky dënim nuk është në përputhje me dënimet e llojit të njëjtë dhe dënimi u ul në 22 vjet. Pas një apelimi tjetër në Gjykatës Supreme, u gjet se Dhoma e Apelit e kishte anashkaluar një hap në arritjen e vendimit të tyre që duhej të konsideronin një dënim më të butë. Tani, Mustafës i është dhënë një dënim edhe më i vogël, prej 15 vjetësh. Kështu që mendoj se është vërtetë e rëndësishme për t’u theksuar se gjyqtarët janë aty për të marrë çështjet që vijnë nga Prokuroria dhe të sigurojnë gjykime të drejta”, ka përfunduar Doyle.
Të tjera
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...