Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Kurti është kërcënuar me jetë!

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 19 May 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, postoi në Facebook një kërcënim që ka ardhur nga “Garda Vullnetare Shqiptare” në adresë të tij.

Ai thotë se kërcënimi ndaj tij është kërcënim edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese nga e cila po pritet një vendim për çështjen e mandatarit të ardhshëm për qeveri deri më datën 29 maj.

Kurti e editoi postimin e tij fillestar duke fshirë një pjesë të tekstit.

-Advertisement-

Ai ka thënë se “në lidhje me forumin e Venedikut dhe ‘’dokumentet’’ nga koha e shkrimit të Kushtetutës, kryeministri në detyrë Kurti e ka lënë të merret me një postim të veçantë më vonë”.

Por, Kryeziu po ashtu tha se “edhe njëherë, Kryeministri i Republikës së Kosovës është kërcënuar me jetë”.

“Sot lajm është kërcënimi ndaj Kryeministrit.

Statusi është ndryshuar për shkak se asistenti personal i tij e ka postuar një version më të vjetër. Në lidhje me Forumin e Venedikut dhe ‘dokumentet’ nga koha e shkrimit të Kushtetutës, Kryeministri e ka lënë të merret në një postim të veçantë më vonë.

Edhe njëherë, Kryeministri i Republikës së Kosovës është kërcënuar me jetë”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera