Lajme

Zëdhënësi i PSD-së thotë se një prej zyrtarëve të VV-së ia shkroi planin ekonomik AKR-së për 60 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 21 August 2019

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka renditur disa parti që sipas tij janë rreshtuar në anën e krimit.

Mes tyre, Bislimi ka thënë se është edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është pikërisht Bislimi ai i cili ka marrë nga partia e Pacollit plot 60 mijë euro për t’ua përpiluar programin ekonomik të qeverisjes.

-Advertisement-

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR’në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, ka shkruar zëdhënësi i PSD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera