Lajme

Zëdhënësi i PDK-së largohet nga partia

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 25 April 2021

Zëdhënësi i  Partisë Demokratike të Kosovës, Avni  Bytyci ka kërkuar që të lirohet nga kjo detyrë, shkruan Gazeta Infokus.

Bytyci ka bërë të ditur se para disa ditësh e ka kërkuar këtë nga kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj.

“Para disa ditësh, pas një diskutimi të gjatë me Kryetarin në Detyrë z. Hoxhaj, kam kërkuar nga ai që të më lirojë nga detyra e Zëdhënësit të partisë në fund të këtij muaji. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë, të qenit zëdhënës i një partie kaq të madhe, me traditë e shumë vlera, është një privilegj që shumë pak e kanë pasur fatin ta kenë. Jam thellësisht falënderues për hapësirën që më është dhënë në PDK, përkrahja nuk më ka munguar asnjëherë, në asnjë nivel. Përkundrazi unë gjithmonë jam gjendur në një mes të njerëzve të cilët më kanë motivuar për të ecur përpara”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se rrugëtimi i tij në politikë është shkurtuar për shkak të rrethanave me krerët e UÇK-së në Hagë

“Mirëpo, rrugëtimi im në politikë është shkurtuar pa dëshirë nga rrethanat në të cilën gjinden themeluesit e shtetit të Kosovës dhe ish Kryetari i Partisë, z. Veseli. Gjatë muajve në vijim unë do të punoj ngushtë me ekipin mbrojtës të z. Veseli në Hagë. Për të ruajtur parimin e mos ndërhyrjes, paanshmërinë dhe për të siguruar që puna ime nuk konsiderohet ndërhyrje politike në asnjë formë, e pas një bisede të shkurtër me z. Veseli, po tërhiqem nga çdo funksion dhe pozitë që kam në Partinë Demokratike të Kosovës”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera