Lajme

Zëdhënësi i PDK-së| Kurti iu ka mashtruar që 20 vjet për Bashkimin Kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 02 March 2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, gjatë vizitës në Lezhë ka folur edhe një herë rreth bashkimit kombëtar.

I pyetur nga gazetarët rreht kësaj çështje ai ka deklaruar se bashkimi me Shqipërinë dhe si proces është diçka që kërkon kohë por se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve.

“Për bashkimin duhet të kaloj më shumë kohë, ajo është intenca historike e dëshira e shqiptarëve”, tha Kurti.

-Advertisement-

E rreth kësaj deklaratë ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i cili ka thënë që Kurti ka mashtruar që 20 vjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Nga Lezha Albin Kurti po ju tregon se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ju ka mashtruar tash e 20 vjet!”, ka shkruar Bytyqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera