Zbuloni vlerat e 1 limoni në ditë për organizmin
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 23 September 2021
Limonët, këto agrume të athëta janë shumë të mira sa sjellin ëmbëlsinë e duhur në shëndetin e organizmit tonë dhe jo vetëm. Për fat të keq limonët nuk mund t’i hamë veçmas aq lehtë sa frutat e tjera, por për fat të mirë ato shkojnë me çdo ushqim. Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.
Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme. Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira. I gjithë fruti ofron mirësi gjithëpërfshirëse ndaj kemi listuar përfitimet e menjëhershme që merr organizmi me konsumin e një limoni të vetëm çdo ditë.
Dukeni më të rinj
Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit. Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.
Tensioni i gjakut ulet
Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme. Sidoqoftë e vërteta është se me një limon në ditë rregulloni nivelet e tensionit.
Larg inflamacionit
Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve të humorit. Vitamina C lufton edhe inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve kronike. Kjo vitaminë është e domosdoshme për mbrojtjen e qelizave imunitare.
Shëroheni më shpejt
Vitamina C tek limoni është kryesore në shërimin e shpejtë nga e ftohura. Kjo vitaminë ka ndikim pozitiv edhe kundër problemeve respiratore që shoqërojnë virozat e stinës, ndaj pini më shumë ujë me limon.
Do të jeni më të hidratuar
Uji është i nevojshëm por pak i mërzitshëm. Kombinojeni me limon për t’i dhënë shije, por edhe për të marrë vitamina e minerale të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ju japin më shumë energji.
Era e mirë e gojës
Limoni freskon shtëpinë. E njëjta gjë vlen edhe për gojën. Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg erën e keqe sidomos të asaj që nxitet nga qepa apo hudhra. Kjo nuk do të thotë që ta teproni me limonin sepse aciditeti dëmton enamelin e dhëmbëve. Dëmtimi i këtij të fundit shkakton ndjeshmëri të lartë të dhëmbëve dhe humbjen e bardhësisë së tyre.
Një limon kundër formimit të gurëve në veshka
Ngrënia e rregullt e limonëve parandalon formimin e gurëve në veshka. Limonët përmbajnë citrat që nuk lejon formimin e tyre. Shumë mjekë rekomandojnë terapinë e limonatës (ujit me limon) për trajtimin e gurëve.
Një limon kundër kolesterolit të keq
Limoni është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Flavonoidët që ai përmban janë armiq të kolesterolit të keq dhe triglicerideve. Ndaj nëse dëshironi të keni nivele të ulëta kolesteroli, mos iu ndani limonit.
Për mbrojtjen e trurit
Limoni mundet t’ju ndihmojë të mbani larg disa sëmundje të trurit siç është Alzheimer. Nëse siguroheni që nivelet ditore të vitaminës C janë optimale do të jeni më të mbrojtur kundër sëmundjeve të trurit./AgroWeb
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...