Zbuloni si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 06 October 2021
Ndërsa vjeshta sjell më tepër freski, ajo sinjalizon gjithashtu edhe fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjes. Me koronavirusin nëpër këmbë është e rëndësishme të bëni çfarë mundeni, që të mbroheni kundër sëmundjeve të stinës. Aq më tepër kur tashmë dihet se mund të infektoheni njëkohësisht me koronavirus dhe grip.
Për më tepër, sa më pak pacientë të shtruar, aq më pak presion për sistemet e kujdesit shëndetësor, që punojnë për të trajtuar pacientët me COVID-19. Pra, të qëndrosh i shëndetshëm është një fitore e dyfishtë. Në këtë artikull jus jell disa këshilla se si të mbroheni nga viruset sezonale, të cilat zakonisht arrijnë kulmin gjatë muajve të ftohtë.
Çfarë është saktësisht sezoni i gripit?
Viruset e gripit në të vërtetë ekzistojnë gjatë gjithë vitit, por rastet zakonisht rriten kur moti bëhet më i ftohtë dhe kulmi arrin në mes të dimrit. Meqenëse gripi nuk largohet kurrë, identifikimi i muajit të pikut është më i dobishëm. Në 35 vitet e fundit, sezoni i pikut të gripit ka ndodhur më shpesh midis tetorit dhe majit, dhe ka arritur kulmin në shkurt.
Si përhapet ftohja dhe gripi?
Në thelb, virusi përhapet nga një person i infektuar, përmes pështymës, sekrecioneve të hundës, kollitjes, teshtimës ose kontaktit të afërt, shpjegojnë ekspertët e shëndetit. Edhe pse ka më pak të ngjarë, ju mund të sëmureni në mënyrë indirekte duke prekur një sipërfaqe që një person i infektuar ka prekur më parë.
Cilat janë ndryshimet kryesore midis simptomave të ftohjes dhe gripit?
Sipas ekspertëve duke qenë se virusi i gripit ndryshon vit pas viti, simptomat gjithashtu ndryshojnë. Megjithatë të dyja janë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme. Shenjat dalluese të gripit janë dhimbje të forta të trupit ose muskujve, dhimbje koke, ethe, gulçim, kollë dhe një ndjesi e përgjithshme lodhjeje. Ndërsa simptomat e ftohjes mund të vijnë më gradualisht dhe përfshijnë dhimbje fyti, rrufë, kollë, bllokim të sinuseve, lotim të syve, ethe, dhimbje të lehta të trupit dhe nganjëherë skuqje të lëkurës. Teshtima e shpeshtë gjithashtu mund të tregojë se jeni ftohur.
Mënyrat më të mira për të parandaluar gripin ose ftohjen
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të bëni vaksinën kundër gripit pa mbaruar tetori. Vit pas viti, CDC (qendra e kontrollit të sëmundjeve) ka treguar se sa e dobishme ka qenë vaksina, në parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe vdekjeve nga gripi. Vaksina e gripit është më e rëndësishme se kurrë më parë këtë vit, pasi sezoni i gripit përplaset me pandeminë COVID-19. Një tjetër metodë për tu mbrojtur është duke mos prekur gojën me duart e palara, të mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni dhe teshtini, lani shpesh duart dhe shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e sëmurë.
Çfarë duhet të bëni nëse sëmureni?
Nëse mendoni se keni grip ose jeni ftohur, diagnostifikimi do t’ju ndihmojë të merrni kurën e duhur. Përndryshe, sistemi juaj imunitar do përpiqet ta luftojë vetë atë. Ndërkohë, qëndroni në shtëpi në mënyrë që të mos e përhapni virusin tek njerëzit e tjerë.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...