Zbuloni si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – Çfarë duhet të bëni
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 06 October 2020
Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve. Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.
Sipas këtyre të dhënave, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin. Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët. Ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të njëra tjetrës.
Cila Është Lidhja Mes Diabetit Dhe Tensionit të Lartë të Gjakut?
Studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët. Ato janë:
-Obeziteti,
-Inflamacioni,
-Stresi oksidues,
-Rezistenca ndaj insulinës.
A Mundet Diabeti Të Shkaktojë Rritje të Tensionit të Gjakut?
Një person që vuan nga diabeti mund të mos ketë mjaftueshëm insulinë në organizëm për përpunimin e glukozës. Insulina është një hormon të cilin trupi e përdor për të kthyer glukozën e marrë nga ushqimet në energji. Në mungesë të insulinës, qelizat nuk furnizohen dot me energji dhe glukoza akumulohet në gjak. Dëmi i shkaktuar prej saj është i gjithanshëm dhe ndikon tek veshkat dhe enët e gjakut. Ky dëmtim nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikut për komplikacione të tjera. Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 për shkak të inflamacionit. Të dyja këto sëmundje së bashku mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, ishemisë, dështimit të veshkave, humbjes së shikimit dhe sëmundjeve të zemrës.
Çelësi i Parandalimit Të Diabetit Dhe Shëndetit Të Mirë
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë. Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër. Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë. Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme. Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...