Zbuloni cilat janë efektet anësore e të ngrënit para stërvitjes
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 30 September 2021
Shumë dashamirës të fintesit shpesh përballen me pasojat negative të të ngrënit para stërvitjes. Dhe kjo vetëm për shkak të llojeve të gabuara të ushqimeve dhe sasië së tepërt. Shumë nutricionistë thonë se ngrënia para stërvitjes është e mirë për shëndetin e trupit tuaj, por është e rëndësishme të konsumoni llojin e duhur të ushqimit.
Nëse nuk jeni duke e furnizuar siç duhet trupin tuaj, ka të ngjarë të përjetoni efekte anësore si të përziera dhe probleme me tretjen. Në bazë të këshillave të dietologëve sportivë, iu njohim me efektet anësore e të ngrënit para stërvitjes dhe se ccfarë mund të bëni në këtë rast.
Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen gjatë stërvitjes
Pavarësisht nga ajo që konsumoni, është e rëndësishme të mos e teproni me sasinë e ushqimit para stërvitjes. Kështu do të shmangni të përzierat ose problemet e stomakut gjatë stërvitjes.
Konsumoni vaktet në kohën e duhur
Është e rëndësishme që të eksperimentoni dhe të zbuloni kohën dhe sasinë e duhur të ushqimit që funksionon më mirë për vaktin para stërvitjes. Për shembull, nëse keni vazhdimisht probleme me tretjen gjatë stërvitjes, provoni të hani drekë një orë më parë ose të konsumoni një sasi më të vogël ushqimi para stërvitjes. Ndërsa pas stërvitjes provoni të konsumoni pas një meze të lehtë dhe ushqyese.
Shmangni ushqimet e skuqura ose me yndyrë
Nëse përjetoni probleme me tretjen gjatë stërvitjes, të tilla si të përziera ose diarre, është e mundur kjo ndodh për shkak të konsumit të llojeve të gabuara të ushqimit ose sasië së madhe të ushqimit para seancës së stërvitjes. Ekspertët këshillojnë që të shmangni ushqimet e skuqura ose të yndyrshme si salca ose gjalpi, mishi me yndyrë të lartë, fasulet, bishtajat dhe drithërat. Kjo veçanërisht nëse jeni të prirur të keni probleme me sistemin tretës.
Çfarë mund të konsumoni?
Ekspertët rekomandojnë të konumoni një vakt të lehtë me ushqime që do t’i japin trupit tuaj energji. Para stërvitjes, është më mirë të zgjidhni ushqime që sigurojnë një burim të mirë të karbohidrateve dhe që janë të ulëta si në fibra dhe në yndyrë. Për shembull, frutat e thata ose një banane do të ishin zgjedhje e mirë për të ngrënë para stërvitjes. Edhe në rast se stërvitja juaj është e lehtë, rekomandohet të konsumoni diçka të lehtë për t’ju dhënë energji./
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...