Auto&Tech

Zbulohet versioni i ri i Mercedes-AMG GT

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 14 May 2018

Në gamën e modelit Mercedes-AMG GT është shfaqur edhe versioni i ri GT S Roadster, i cili është vendosur mes modelit GT Roadster dhe GT C.

Mercedes-AMG GT S Roadster vjen me motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 522 kuajfuqi, më shumë se GT Roadster (476 kuajfuqi) dhe më pak se GT C (557 kuajfuqi), transmeton Koha.net. Të gjitha këto modelet, kanë marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.

Ky model i ri i cili peshon 1,625 kilogramë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa atë deri në 308 km/h.

-Advertisement-

Ndër të tjera, GT S Roadster vjen edhe me rrotat prej 19-inç, pesë opsione për vozitje, paketën “AMG Chrome”, ulëset “AMG Performance”, paketën “Silver Chrome” për interier dhe sistemin “Aircraft” – sistemi për ngrohje.

Si opsion do të ofrohen edhe frenat prej keramike, paketa “AMG Dynamic Plus” dhe “AMG Carbon-Fiber” për eksterier.

Shitja e Mercedes-AMG GT S Roadster do të fillojë muajin e ardhshëm, ndërsa çmimi i tij në Gjermani do të jetë rreth 150,000 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera