Lajme

Zbulohet tema e takimit Thaçi-Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 16 March 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 23 mars në Bruksel.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që do të mbahet më 23 mars në Bruksel”, njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Deklarata shton se Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për fazën e dialogut që ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura tashmë mes vendeve.Takimi i Thaçit e Vuçiqit do të mbahen në orët e pasdite ose të mbrëmjes së premten.

-Advertisement-

Në të njëjtën ditë në Bruksel përfundon samiti dy-ditor i Udhëheqësve të BE-së, në të cilën marrin pjesë Ministri i Jashtëm i BE dhe Federica Mogerinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera