Auto&Tech

Zbulohet Skoda Karoq Sportline para debutimit zyrtar-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 03 August 2018

Skoda ka zbuluar para debutimit zyrtar, i cili pritet të bëhet në panairin e veturave në Paris, rivalin e Nissan Qashqai e ati SEAT Ateca.

Karoq Sportline ka rrotat 18 inç unike ngjyrë të zezë, si dhe versionin e tyre më të madh, 19 inç për tu zgjedhur, transmeton koha.net.

Nga jashtë ky version duket shumë më sportiv se sa ai standard, me mbrojtës të rinj, xhama më të vegjël e pasqyra më aerodinamike.

-Advertisement-

Nga brenda Sportline ka ulëset sportive ngjyrë të zezë për të cila Skoda thotë se janë nga pëlhura e trefishtë e cila është e ajrosur më shumë se pëlhura e rregullt e shumë më komfore, sipas tyre.

Motorët që do të ofrohen me Skoda Karoq Sportline janë, njëri 2.0 litërsh që prodhon 187 kuajfuqi apo tjetri i njëjtë me 148 kuaj fuqi ndërsa kanë sistemin me të gjitha rrotat aktive e shtatë marshe automatike DSG.

Ofrohet edhe një model tjetër e 148 kuajfuqi i cili ka vetëm rrotat e para aktive e 6 marshe manuale.

Motorët me benzinë janë: 1.5 litërsh TSI me 148 kuajfuqi si dhe ai 2.0 litërsh me 187 kuajfuqi.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy