Sport

Zbulohet skandali i radhës nga FSHF

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 27 November 2017
Pak ditë më parë institucioni i futbollit shqiptar organizoi një tryezë të rrumbullakët për zhvillimin e të rinjve.
Të pranishëm krahas drejtuesve të FSHF-së, trajnerëve të ekipeve të moshave të kryeqytetit dhe prindër të lojtarëve, ishte edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

U fol për projekte dhe kritere që do të zbatohen, madje edhe për vendosjen e standardeve, por realiteti në futbollin e të rinjve është krejt tjetër në Shqipëri, madje në nivele skandaloze.

“Panorama Sport” ka vëzhguar dje dy ndeshje të kampionatit të Kategorisë Superiore për grupmoshat U-17 dhe U-19 në Durrës.

C

-Advertisement-

BB

Luhej Shkëndija e Durrësit-Luftëtari dhe për lojtarët miq nuk kishte një dhomë ku të zhvisheshin.

Megjithatë, gjirokastritët pranuan të zhvisheshin në pankinë, edhe pse kapricot e motit bënë që në atë moment të niste shiu. Skandali nuk përfundon këtu, pasi me të mbyllur ndeshja, lojtarët e rinj nuk kishin mundësi as të laheshin.

AAA

Ashtu me uniformë u futën në autobus dhe u nisën për në qytetin e tyre. Ky është futbolli shqiptar i moshave dhe të mendosh që jemi në vitin 2017. FSHF bën “show”, ndërsa mjafton që të bësh një vëzhgim në terren për të kuptuar se gjendja është e mjerueshme në çdo aspekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera