Sport

Zbulohet skandal i madh për “Topin e Artë”

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 07 December 2018

Një skandal i vërtetë është zbuluar për votuesit e “Topit të Artë”. Fituesi, Luka Modric, duket se është votuar edhe nga persona që nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës.

Gazetari që votoi ishte Abdu Boina, përfaqësues nga “albaladcomores.com”. Interesante është se ky sajt ka 6 vite që është mbyllur. “Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina. Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, thotë Toimiou Abdu, i cili ka punuar si fotograf sporti për gazetën në fjalë.

“France Football” duket se nuk interesohet shumë për këto detaje. Madje në sajti zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, sepse ai ka 17 vite që është ndërruar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbappen si fitues, më pas Modric, Ronaldo, Hazard dhe Salah.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera