Zbulohet projekti, rriten sërish taksat në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 24 September 2017
Fryhet sërish fatura e ujit. Nuk bëhet fjalë për vlerën e shpenzuar për metër kub, por rritjen e çmimit të tarifës së pastrimit për mijëra banorë që kanë populluar prej pak vitesh zonën e Kasharit, Farkës e Dajtit. Nga muaji që vjen, përveç tarifave e taksave të tjera, në faturën e UKT-së ata do të paguajnë 250 lekë më shumë.
Për këtë, bashkia bën një ristrukturim të ndarjes territoriale sipas zonave, duke futur në pjesën qendrore edhe tri zonat e lartpërmendura. Më konkretisht, atyre thuajse iu 3-fishohet tarifa për pastrimin dhe largimin e mbeturinave, nga 170 lekë në muaj, bëhet 420 lekë. Arsyetimi i bashkisë në relacionin shpjegues është se këto zona ndotin njëlloj me ato në qendër e për pastrimin e tyre nevojiten të njëjtat burime.
“Bazuar në ndryshimet e planit rregullues të Tiranës, një pjesë e zonave, që deri pak kohë më parë cilësoheshin rurale, janë shndërruar në zona urbane, në të cilat trajtimi i mbetjeve urbane është i unifikuar me atë të zonës qendrore. Mbështetur në sa më sipër, shihet i nevojshëm rregullimi i nivelit të tarifë së trajtimit të mbeturinave për disa zona të konsideruara deri më tani rurale, konkretisht një pjesë të territorit të njësive administrative Dajt, Kashar dhe Farkë, në të cilat niveli i mbetjeve urbane dhe kosto e shërbimit për trajtimin e mbetjeve është i njëjtë me nivelin e shpenzimeve të tyre brenda qytetit”, citohet në relacionin e Bashkisë, e cila ka vendosur të përjashtojë nga kjo tarif,ë si dhe taksa për infrastrukturën arsimore, të gjithë administratorët e pallateve dhe fermerët.
Në të njëjtin projektvendim thuhet që edhe fushat e lojërave te parku i liqenit artificial, që deri dje ishin falas, do të shfrytëzohen kundrejt një pagese që varion nga 100-400 lekë/orë/person.
PROJEKTVENDIMET
Këshilli bashkiak ka caktuar mbledhjen e radhës, të enjten e javës që vjen në orën 18:00 për të miratuar një sërë projektvendimesh. Më konkretisht, në datën 28 shtator, pritet të miratohen treguesit për realizimin e buxhetit për vitin 2016, disa ndryshime në planin buxhetor afatmesëm 2017-2019, akordimin e fondit të emergjencave për disa familje të prekura nga rrëshqitja e tokës në njësinë nr.6 në Kombinat, shpërblimin e zjarrfikësve për përballimin me sukses të situatës së zjarreve në stinën e verës si dhe të tjera.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...