Sport

Zbulohet plani për të rikthyer Messin sa më shpejt nga dëmtimi

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 03 September 2019

Barcelona po e vuan mungesën e tij në këtë fillim sezoni me rezultatet që nuk kanë qenë aspak pozitive në 3 javët e para të La Ligas dhe për këtë arsye Lionel Messi synon të rikthehet sa më shpejtë në fushën e blertë.

Ylli argjentinas ka një plan për të luajtur disa minuta në takimin e ardhshëm ndaj Valencias dhe për ta nisur më pas si titullar sfidën ndaj Borussia Dortmund në Signal Iduna Park në grupin E të UEFA Champions League.

Në këtë javë, Leo do të punojë vazhdimisht nën vëzhgimin e një trajneri personal dhe do të pushojë vetëm dy ditë. Valverde u ka dhënë katër ditë pushim të gjithë lojtarëve, por Leo do të shfrytëzojë vetëm 2 dhe në dy të tjera do të punojë për të qenë gati.

-Advertisement-

Objektivi është që të marrë ngarkesë të plotë dhe të largojë përfundimisht problemet në pulpë. Pasi të bëjë disa ditë stërvitje i diferencuar, parashikohet që të hënën ose të martën tjetër të jetë pjesë e grupit për të marrë ngarkesë të plotë.

Objektivi është që Messi të jetë pjesë e listës së grumbullimeve për në ndeshjen e 13 shtatorit dhe të luajë afro 30 minuta kundër Valencias në “Camp Nou”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera