Sport

Zbulohet paga marramendëse e Antonio Contes në Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 02 November 2021

Klubi i Tottenhamit pasditen e së martës e ka zyrtarizuar Antonio Conten trajner të ri të skuadrës, shkruan Gazeta inFokus.

Conte është emëruar trajner i ri i ‘Spursave’, pasi të njëjtit një ditë më parë e shkarkuan Nuno Espirito Santo për shkak të rezultateve negative.

Antonio Conte ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin londinez, kontratë kjo që mund të vazhdohet.

-Advertisement-

Më të marrë drejtimin e Tottenhamit është zbuluar edhe paga marramendëse që do ta marrë Conte.

Ai do të paguhet 15.6 milionë euro në vit në klubin e ‘Spurs’, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i paguar në botë, pas Pep Guardiolës së Manchester City, i cili paguhet 23 milionë euro në sezon.

Conte rikthehet në Premierligë pas tri viteve, ku kishte drejtuar Chelsean, ekip me të cilin ishte shpall edhe kampion i Anglisë.

Më poshtë keni listën e 10-të trajnerëve më të paguar në botë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera