Sport

Zbulohet oferta e Real Madridit për Hazardin

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 13 July 2018

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 170 milionë euro për blerjen e Eden Hazardit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Real Madrid ka bërë gati ofertën për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard.

“Daily Mail” ka njoftuar se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 170 milionë euro për blerjen e yllit belg, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Hazard është një prej kandidatëve për pasardhës të Cristiano Ronaldos i cili u largua nga klubi duke u transferuar në Juventus.

-Advertisement-

Hazard ende nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij te Chelsea pas ndryshimeve në stafin teknik te “Blues”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera