Zbulohet një letër e frikshme e vitit 1962
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 20 July 2017
A rrezikon bota një luftë bërthamore? Ky është shqetësimi që ndan bota në ditët e sotme, kur Koreja e Veriut ka përshpejtuar përgatitjet për programin bërthamor.
Por një letër e vitit 1962 dukej se e parashikonte këtë skenar të frikshëm.
Ish-kryeministri britanik, Harold Macmillan i shkruante në atë kohë presidentit amerikan, JFK.
Kryeministri konservator, në një letër prej nëntë faqesh që mban datën 5 janar 1962, shprehte shqetësimin e tij për testimet bërthamore, shkruan Daily Star.
Presidenti amerikan i kërkonte Britanisë që të jepte leje për të kryer testime bërthamore në Ishullin e Krishtlindjeve.
Macmillan pranonte të jepte leje, pasi ishte koha kur Bashkimi Sovjetik kishte kryer 57 testime bërthamore brenda vitit 1961, përfshi këtu një shpërthim me fuqi 50 megaton.
Në këtë klimë, Macmillan thotë se ndjehet moralisht i detyruar të japë leje.
Por ai thotë se me këtë ritëm testimesh bërthamore, shumë shpejt Britania do e gjejë veten nën mëshirën e sovjetikëve.
Ai thotë se nuk beson se do zhvillohet një sistem anti-raketë në gjendje që të mbrojë Britaninë nga goditjet sovjetike.
“Do mjaftonin tetë ose nëntë raketa dhe thuajse asgjë nuk do mbetej në ishujt tanë të vegjël,” shkruante ai.
Në letrën e publikuar nga Arkivat Kombëtare, frika më e madhe e kryeministrit britanik mbetej se armët bërthamore do binin në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.
Në kohën kur vetëm katër vende-Britania, SHBA, Franca e Rusia kishin armë bërthamore, shqetësimi i tij ishte vendi N që do bëhej fuqi bërthamore.
Në kohën kur Koreja e Veriut është bërë fuqi bërthamore dhe kërcënon se do godasë SHBA, paralajmërimi i kryeministrit britanik duket i frikshëm.
“Nëse vazhdon ky ritëm, nuk ka shpresë se si do trajtohet problemi i vendit N. Asgjë nuk do i ndalë Fuqitë e Mëdha të kenë armë bërthamore. Por vendet e tjera do krijojnë sisteme telashesh- madje do jenë telashe shumë të frikshme”.
“Nëse gjithë kjo aftësi për shkatërrim do përhapet dhe do bjerë në duart e karaktereve të ndryshëm- diktatorë, reaksionarë, revolucionarë, të çmendur- herët apo vonë, dhe sigurisht mendoj në fund të shekullit, ndoshta nga ndonjë gabim, ose nga marrëzia, do kryhet një krim i madh”.
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...