Lajme

Zbulohet marrëveshja Konjufca-Ymeri për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 27 January 2018

Zgjim Hyseni, ish anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është larguar nga VV-ja, për shkak se brenda 15 muajve të fundit ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur me vite të tëra.

“Kam parë akuza të ndryshme secila ma e ultë e ma e papranueshme se tjetra, e fillimisht jam përpjekur t’i ndalë e të kthehemi në gjendje normaliteti. Por, u bë e pamundur që një gjë e tillë të bëhet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Hyseni tha se gjërat që kanë ndodhur së fundmi, kanë qenë të orkestruara, por probleme brenda ka pasur prej tetorit të 2016.

-Advertisement-

Ka thënë se fillimisht ai nuk është përfshirë në këto probleme, por më pas e ka takuar Kurtin dhe i ka kërkuar gjëra të cilat sipas tij, i konsideron të ulëta.

“Për t’i bërë kritikë dikujt, nuk ka nevojë me u ulë në tavolinë të VV-së, kjo le të bëhet për hir të organizatës”, thotë Hyseni t’i ketë thënë Kurtit.

Shtoi se akuzat që i janë bërë Molliqajt, që ka lidhje me SHIK-un, nuk duhet bërë aq më pak nga liderë.

Ai tha se edhe publikisht i është drejtuar Kurtit e madje edhe në mbledhje se akuza të tilla nuk duhen bërë.

“Kurti organizimet i ka udhëheq keq. Po më duket i lodhur për këtë punë”, ka thënë ai.
Ai tha se edhe brenda partisë ka pasur marrëveshje. Tha se Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca, kanë pasur marrëveshje me shkrim të cilën ia kanë dërguar Dardan Molliqajt e Albin Kurtit, me qëllim stabizilimin e situatës së krijuar në VV. Ka thënë se kanë kërkuar të gjejnë zgjidhje brenda VV-së, por se ishte e pamundur.

Ka thënë se madje ka pasur një lloj fushate për ta deskrituar Dardan Molliqajn
Por, sipas tij, dorëheqja e Molliqajt nuk është bërë që më pas t’i kundërvihet Albin Kurtit.

Ka thënë se gjithë organizata ka besuar se problemet brenda në VV do të zgjidhen, prandaj ka pasur edhe statuse në Facebook se kinse Albin Kurti është i vetmi që mund ta shpëtojë Kosovën, por se sipas tij, kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera