Rozë

Zbulohet i ftuari special sonte në Big Brother VIP Kosova

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 03 February 2023

Spektakli i sontëm në Big Brother VIP Kosova vjen me një vrull ngjarjesh që nuk duhen humbur.

Dinamikat brenda shtëpisë kanë qenë të shumta, andaj ato do të shtjellohen një nga një.

Përmes promos paralajmëruese është bërë e ditur edhe fakti se Getinjo dhe Ana do ta performojnë premierë këngën e tyre “Je e vetmja dashuri”, projekt ky që u nis dhe u bë hit sa ishin të dy brenda shtëpisë.

-Advertisement-

Por, jo vetëm kaq!

Mbrëmja do ta ketë një të ftuar special.

Fjala është për reperin e dhjetëra hiteve, Mozzik i cili do të performojë për banorët dhe për publikun.

A do ketë një komunikim me “kunatën” Vivien për herë të parë?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera