Zbulohet “fabrika e bebeve” në Nigeri, shpëtohen 160 fëmijë
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 26 April 2018
Më shumë se 160 fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” dhe dy jetimore në qytetin kryesor të Nigerisë, në Lagos, njoftuan zyrtarët.
Disa nga bebet dhe fëmijët ishin abuzuar seksualisht, tha Agboola Dabiri për BBC, përcjell Syri.net
Nuk është e pazakontë që autoritetet nigeriane të bastisin “fabrika bebesh”.
Në mjaft raste, grave të pamartuara shtatzëna iu premtohet kujdes shëndetësor me kush që t’u merren fëmijët. Në disa raste të tjera, gratë përdhunohen dhe lihen shtatzënë.
Foshnjat mund të shiten për adoptim, të përdoren për punë, të trafikohen në Evropë për prostitucion ose të vriten për rituale.
Në shkurt, policia e Lagosit tha për mediet lokale se ata kishin zbuluar një rast ku një grua shtatzënë shkoi në një shtëpi private për ta lindur beben, vetëm që bebja të merrej dhe të shitej.
Duke folur pas kontrolleve të fundit, z. Dabiri, Komisioneri për të Rinjtë dhe Zhvillimet në Lagos, tha se ishin shpëtuar 100 vajza dhe 62 djem.
Fëmijët dhe adoleshentët u shpëtuan nga “fabrika e bebeve” dhe u vendon në shtëpitë e kujdesit të aprovuara nga qeveria për të pasur përkujdesje dhe mbrojtje.
Në 2013, 17 adoleshente shtatzanë dhe 11 bebe u shpëtuan nga një shtëpi në shtetin juglindor Imo. Vajzat thanë se ato ishin përdhunuar një nga burrë.
Në 2012, një gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ngriti shqetësimin rreth prindërve të dëshpëruar për fëmijë që kishin rënë pre e mashtrimeve të shitjes së foshnjave në Nigeri. Ka pasur dëshmi se gratë shkonin në Nigeri për t’u kuruar për fertilitetin e më pas, duke u shitur foshnja të padëshiruara, tha gjykatësi.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...