Fun & Video

Zbulohet çfarë është krijesa misterioze që u shfaq në bregdet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 15 May 2017

Hulumtuesit nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, kanë zbuluar se krijesa misterioze që u gjet në ishullin Seram të Indonezisë, është trupi një balene të dekompozuar.

Bazuar në eshtrat dhe një pjesë të brendshme që shërben si filtër, për të ndaluar pjesët e panevojshme që i merr si ushqim, është gjetur se bëhet fjalë për këtë specie, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Krijesa e pazakontë që habiti banorët

Zgjatjet në lëkurë dhe gërvishtjet e shumta, janë shpjeguar si shkëputje e dhjamit dhe kafshime nga sulmuesit e ndryshëm.

Trupi misterioz i përket një balene të dekompozuar

Kur balenat ngordhin, trupi tyre fundoset në thellësi të detit, ndërsa në këtë rast ka mbetur ujë të cekët, derisa valët e kanë nxjerrë në bregdet.

Balena e ngjashme që jeton në ato anë

Banorët e asaj pjese që ishin habitur me krijesën e pazakontë, tani po kërkojnë ndihmë që ta largojnë trupin nga aty dhe plazhi t’i kthehet normalitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera