Sport

Zbulohet biseda mes Messit dhe presidentit të PSG-së pas fitores në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 30 September 2021

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas takimit me Manchester Cityn, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi bëri një vizitë në dhomat e zhveshjes së parizianëve për të uruar të gjithë lojtarët.

“Vetëm një gol dhe përfundoi!” i tha Leo Messit pasi e përqafoi, sipas Tuttomercato.

-Advertisement-

Kundër “Qytetarëve”, Leo Messi shënoi golin e tij të parë ndonjëherë për PSG.

Ndeshja e radhës për Parisienët do të jetë ndaj Rennes më 3 tetor, derisa pas saj do të ketë një pauzë 10 ditore për shkak të ndeshjeve me kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera