Sport

Zbulohet befasia e tifozëve serbë për lojtarët e Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 02 November 2017

Ndeshja e sontme ndërmjet Partizait të Beogradit dhe Skënderbeut do të ketë një interesim të madh, për shkak të kaluarës së dy vendeve.

Njërën nga tribunat e stadiumit tifozë të Partizanit po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes, shkruan Sport Express.

Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”. Aty Car Llazari mbeti i vrarë.

-Advertisement-

“Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”, shkruhet në parullë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera