Sport

Zbulohet arsyeja pse klubi nuk e përkrahu Mourinhon për të transferuar lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 22 August 2018

Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar nuk ia ka plotësuar dëshirat e trajnerit Jose Mourinhos për të transferuar lojtarë të rinj pasi që drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, është përqendruar në përmirësimin e akademisë së klubit.

“Djajtë e kuq” synojnë ta modernizojnë akademinë e klubit, në mënyrë që në të ardhmen të mos kenë nevojë të blejnë shumë lojtarë, por t’i marrin ata nga akademia. The Mail raporton se klubi ka shpenzuar shtatë herë më shumë para këtë verë për akademinë në krahasim me vitet e kaluara.

Edhe departamenti i ambasadorëve të klubit është duke u rritur shumë viteve të fundit, në mënyrë që klubi të gjejë talente të reja në botë. Gjithashtu, këtë verë Manchester Unitedi ka krijuar edhe ekipin e grave dhe kjo i ka rritur shpenzimet e klubit.

-Advertisement-

Të vetmet transferime gjatë këtij afati kalimtar ishin mesfushori Fred, mbrojtësi Diogo Dalot dhe portieri Lee Grant. Mourinho kishte qenë në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi, por drejtuesit e klubit nuk arritën t’ia sigurojnë një lojtar të tillë para mbylljes së afatit kalimtar më 9 gusht.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera