Sport

Zbulohet ‘arsyeja’ pse Cristiano nuk ka pozuar me fanellën e re

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 01 June 2018

Real Madridi prezentoi bluzat e reja për sezonin e ardhshëm më 29 maj, para 4 ditëve. Të gjithë lojtarët kanë pozuar me bluzat e reja në webfaqen zyrtare të klubit, me përjashtim të Cristiano Ronaldos. Një detaj që ka kapur vëmendjen e të gjithëve, e veçanërisht pas deklaratës së Portugezit menjëherë pas triumfit në Champions League në Kiev.

Sipas Jugones, arsyeja se pse Cristiano nuk ka pozuar me fanellën e sezonit të ri është se lojtarët Madrilen kryen fotosesionin për fanellat e reja më 21 prill dhe në atë ditë Portugezi nuk gjendej në Madrid.

Sipas mediumit spanjoll, Cristiano ka qenë në Lisbonë në hotelin e tij ‘CR7 Pestana’, me të dashurën e tij pasi kishte marrë pushim nga klubi që mos të luajë në ndeshjen e La Ligas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera