Fun & Video

Zbulohen specie të reja merimangash që rrinë një orë nën ujë, mund të kapin peshq dhe bretkosa (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 18 May 2018

Dr Rober Raven nga Queensland Museum, ka konfirmuar se 23 specie të reja merimangash, mund të gjenden në ujërat përreth Australisë.

Shkencëtarët kanë mbetur të habitur, me të gjetur se ato vijnë nga pesë lloje të ndryshme të këtyre insekteve, transmeton Telegrafi.

Me vetëm 96 raste të konfirmuara se janë parë, ekspertët janë angazhuar që t’i emërojnë speciet e reja. Deri më tani, ato janë pagëzuar me emra artistësh, shkencëtarësh dhe sportistësh si Jack Nicholson dhe Mick Fanning.

-Advertisement-

Dr Raven gjatë studimit të këtyre merimangave

Këto 23 merimanga janë të afta të qëndrojnë, notojnë dhe të ecin nën sipërfaqen e ujit. Mund të rrinë nën ujë për rreth një orë, ndërsa gjuajnë peshq, fulterëza, insekte të ndryshme, madje edhe bretkosa.

“Kam gjetur një merimangë, që bën gjueti nën ujë, duke u ndihmuar prej valëve dhe dridhjeve të ndryshme, por me zgjerimin e njohurive mbi të, kuptova se kemi të bëjmë me një grup dhe jo individ të vetëm”, ka thënë Dr Raven.

Sipas tij, në to bëjnë pjesë disa prej merimangave më të bukura, që gjenden në të gjitha pjesët e Australisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera