Lajme

Zbulohen mesazhet e fundit nga nëndetësja Titan para shpërthimit tragjik

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 17 September 2024

Një nga mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi i nëndetëses “Titan” pak minuta para aksidentit ka dalë në dritë nga autoritetet. Nëndetësja u shpërbë gjatë një zhytjeje në vendin e mbytjes së Titanikut në Atlantikun e Veriut në qershor të vitit 2023, duke vrarë të pesë personat që ndodheshin në bord.

Megjithatë, sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, ekuipazhi tha “çdo gjë është mirë këtu” në një nga komunikimet e fundit që ata kishin përpara se të humbnin përfundimisht kontaktin përgjithmonë.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së paraqitën edhe një imazh me “bishtin” e anijes së thellë të shtrirë në fund të detit pas aksidentit. Fotoja është realizuar nga një automjet me telekomandë.

-Advertisement-

Zyrtarët kanë nisur një hetim dy-javor për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi me Titanin dhe për të dhënë rekomandime për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Në këtë kontekst, u shfaq një rikthim i udhëtimit të nëndetëses, duke përfshirë mesazhet e shkëmbyera gjatë zbritjes në rrënojat e Titanikut, midis ‘Titan’ dhe anijes ‘Princi Polar’.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera