Lajme

Zbulohen malet më të mëdha se Mont Everesti

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 17 February 2019

Një topografi më e madhe se ajo e Everestit është gjetur thellë brenda Tokës, shkruan Daily Mail.

Të dhënat e valës së goditjes nga tërmeti i dytë më i madh në botë u analizuan për studimin e Universitetit Princeton.

Shkencëtarët i kanë referuar këto si “male” në shtresën e poshtme të tokës dhe ato janë në një hapësirë 600 km nën sipërfaqen e Tokës.

-Advertisement-

Malet mund të jenë krijuar nga përzierja kimike e shtresave të ndryshme brenda tokës.

‘Mali’ nëntokësor është gjetur në Bolivia, e cila në vitin 1994 ishte goditur nga tërmeti i dytë më i madh në botë me fuqi prej 8.2 ballë sipas Rihterit.

Valët më të fuqishme në planet vijnë nga tërmete gjigande, të cilat mund të krijojnë valë tronditëse që kalojnë nëpër ‘zemrën’ e Tokës në anën tjetër të planetit në të gjitha drejtimet dhe të kthehen përsëri.

Të dhënat nga valët e goditjes u lejojnë shkencëtarëve të dhëna për studimin e Tokës në thellësi, duke modeluar të dhënat e valës për llojin e topografisë që mund ta ketë shkaktuar.

Ata e bëjnë këtë duke përdorur kompjuterë të fuqishëm të tillë si Tiger Cluster i Princeton, për të simuluar sjelljen e komplikuar të valëve shpërndarëse.

Këto studime mund të na tregojnë shumë për formimin e Tokës dhe se si nxehtësia dhe materiali mund të udhëtojnë nëpër shtresat e ndryshme të saj.

Por askush nuk e di saktësisht se si mund të kenë evoluar këto struktura të mëdha malore, por kjo është ndoshta një rezultat i lëvizjes së përzierjes materiale dhe kimike mes shtresave.

Jessica Irving, e cila udhëhoqi hulumtimin, tha se këto rezultate japin informacion të ri për të kuptuar fatin e pllakave të lashta tektonike, të cilat kanë zbritur në mantel, ku mund të qëndrojë ende materiali i mantelit të lashtë.

Ndryshe, studimi i plotë u botua në revistën “Science”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera