Lajme

Zbulohen emrat e njerëzëve të lidhur më politikën që po synojnë kapjen e FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 02 December 2019

Ekipi i Kosovës në futboll, është bërë senzacion duke befasuar këhstu me paraqitjen e saj të gjithë botën e futbollit.

Jo veç në fushë por edhe jashtë saj tifozët janë bërë lajm nëpër mediat më presitgjoze të botës, shkruan gazeta inFokus.

Por, tash, pikërisht në kohën kur Kosova po përgatitet për dy ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, e që të cilat edhe mund ta qojnë në Kampionatin Evropian, Në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë nisur telashet.

-Advertisement-

Kjo nga një që në dukje ta jep përshtypjen e një “revolucioni”, i filluar nga Arianit Ahmeti, zëvendëssekretar i FFK-së, e i mbështetur nga disa figura politike, shkruan gazeta inFokus.

Ky ka fillaur të mbledhë nënshkrime për të rrëzuar kryetarin aktual Agim Ademin, të cilit po i kontestohet mandate nga ta, por jo edhe FIFA e UEFA.

Madje kësaj kryengritjeje po i jep shtysë edhe Zyra Ligjore e Ministrisë së Sportit, të cilët kanë dhënë një interpretim ligjortë një grupi opozitar të FFK-së, të cilët kërkojnë zgjedhje të reja e të shpejta aty.

Sipas interpretimit të MKRS-së, FFK duhet që t’u nënshtrohet zgjedhjeve pasi ka identifikuar shkelje ligjore në Kuvendin e mbajtur më shumë se një vit më parë, më 6 korrit të vitit 2018, ku Agim Ademi ishte zgjedhur pasues i Fadil Vokrrit, shkruan gazeta inFokus.

E zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti edhe ka konfirmuar për express kandidaturën e tij për kryetar duke kërkuar zgjedhje të shpejta në FFK.

Sipas tij dhe grupit të tij, i ndjeri Fadil Vokrri në vitin 2016, kishte fituar mandate katërvjeçar e zgjedhja e Agim ADemit në vitin 2018 ishte vazhdim i mandatit të Vokrrit, e që sipas tyre Ademi duhet ta kryej në janar të vitit 2020.

Megjithatë, Ademi insiston se në vitin 2018 ka marrë mandate deri në vitin 2022, shkruan gazeta inFokus.

“Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme të futbollit kosovar, grupet e njohura për opinion që s’kanë të bëjnë fare me futbollin, e të cilët po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, vazhdojnë të bëjnë fushatë të egër të mbledhjes së nënshkrimeve, kinse për të propozuar kandidat për kryetar”, thuhet në një deklaratë të FFK-së, ku veç çka s’i përmendet emri Arianit Ahmetit.

Shtëpia e futbollit thotë se Ademi është i paprekshëm deri në vitin 2022.

“Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi është zgjedhur më 6 korrik 2018, për mandat katërvjeçar, i votuar në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e Kuvendit pa asnjë vote kundër. Procesverbali i është dërguar UEFA-s, FIFA-s, MKRS, Ministrisë së Administratës Publike dhe KOK-ut. Në Kuvend ishin prezent delegatë nga UEFA, nga FIFA, MKRS, KOK, Federatat tjera etj. dhe kanë raportuar për një Kuvend jashtëzakonisht të qetë, të rregullt ligjërisht dhe pa asnjë kundërshtim apo vërejtje. Raporti i delegatëve të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe urimi i Kryetarit të FIFA-s dhe UEFA-s përmend qartë mandatin katërvjeçar dhe uron suksese në punën e tij”, thekson FFK-ja e Agim Ademit, ku thuhet se në vitin e ardhshëm do të bëhet vetëm rizgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Megjithatë, grupi opozitar brenda FFK-së, i drejtuar nga vet Arianit Ahmeti po e thotë të kundërten.

Ky, sot i ka bërë thirrje Agim Ademit që t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja conform asaj siç e ka thënë Ministria e Sportit.

“Sot edhe Zyra Ligjore e MKRS-së e tha fjalën e vet dhe konfirmoi shkeljen e pikës 3 të nenit 39 në Asamblenë e zgjedhjes së Agim Ademit. Po ashtu Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se viti 2020 i takon ciklit olimpik kur të gjitha federatat do t’u nënshtrohen zgjedhjeve. Kështu që 15 janari do të duhej të ishte fundi i mandatit të Agim Ademit. Kurse, sekretari Eroll Salihu po bën shkelje sepse nuk po e thërret Kuvendin Zgjedhor, i cili duhet të ftohet dy muaj më herët, pra deri tash është dashtë të ftohet”, tha Ahmeti.

Por, FFK, Arianit Ahmetin po e ndërlidh me figura të mëdha politike, sikur Adem Grabovcin e Astrit Haraqijën, por edhe të tjerë.

Duke e parë aksionin e Arianit Ahmetit për të mbledhur nënshkrime të delegatëve rreth zgjedhjeve të reja, Federata e Futbollit e Kosovës, respektivisht drejtuesit e saj, ndihen të tradhtuar dhe të prerë në besë nga Arianit Ahmeti, i cili vazhdon ta mbajë postin e zëvendëssekretarit të FFK-së.

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA e FIFA në vitin 2016 ia kishte imponuar FFK-së zgjerimin e Administratës dhe shtimin e numrit të punonjësve.

Në atë valë të punësimeve në FFK kishte hyrë edhe Ahmeti më 1 janar të vitit 2017.

Ahmeti me profesion është avokat, kurse dikur ishte lojtar i FC Prishtinës, me të cilin klub në ndërkohë ishte përplasur keq.

FC Prishtina ishte opozitë e madhe e FFK-së në atë kohë, kurse Ahmetin e kishte akuzuar se është punësuar dhe është ngritur me pozitë në FFK përmes intervenimit të politikanit Astrit Haraqija, me të cilin Ahmeti është shumë i afërt.

Por, vetëm tash në FFK pranojnë se Ahmeti kishte ardhur në FFK me propozim të Haraqijës.

Burime të besueshme të Gazetës Express brenda FFK-së thonë Ahmeti ua ka bërë të qartë drejtuesve të federatës se është vënë në lëvizje për të mbledhur nënshkrime kundër Ademit dhe për t’ia mësy vet postit të kryetarit.

Përkundër kësaj, dorëheqje nuk ka dhënë nga posti i zëvendëssekretarit, thonë burimet, sipas të cilave Ahmeti po vazhdon të marrë rrogë mbi 1500 euro në muaj dhe duke vazhduar të punojë kundër FFK-së nga brenda institucionit.

Megjithatë, në FFK thonë që tashmë Astrit Haraqija është përkrahësi më i vogël politik i Arianit Ahmetit, dhe sipas këtyre burimeve, Ahmeti ka marrë mbështetje shumë më të madhe politike sepse edhe është parë me figura të larta politike.

Sipas burimeve brenda Federatës, Ahmeti është i lidhur me politikan të fortë nga PDK, amadhe edhe Adem Grabovcin që është i përfshirë në rastin “Pronto”, shkruan gazeta inFokus.

Në FFK thonë se Ahmeti ka filluar të mbledh nënshkrime për ta rrëzuar Ademin dhe për t’u bërë vet kryetar.

Por, sipas këtyre burimeve, ai nuk i ka mbi 7 nënshkrime, por që klubeve po u thotë se i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për t’i bindur që t’i japin përkrahje.

Arianit Ahmeti: I kam 41 nënshkrime, jemi nga i njëjti fshat me Adem Grabovcin, por s’jam i politikës

Arianit Ahmeti, i kontaktuar nga Express, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së tij të thellë në situatën e krijuar.

Ai tha se ndihet krenar që në FFK ka hyrë me ftesë të legjendës Fadil Vokrri. Kurse, e i mohoi akuzat nga FFK.

“Pse të jap dorëheqje nga FFK kur çdo ditë kam shkuar i pari në punë dhe kam dal i fundit. Unë kam marrë përkrahje nga një grup i madh i klubeve dhe delegatëve dhe është normale të kandidojë nëse jam i gatshëm. Unë nuk e kam kërkuar asnjë nënshkrim. Janë klubet ato që e kërkojnë kandidimin tim duke më dhënë përkrahje të madhe. Nga 59 delegatë mi kanë tubuar 41 nënshkrime. Për kandidim mjaftojnë 15 nënshkrime. Kështu më kanë thënë, se i kam 41 nënshkrime”, tha ai.

“Adem Grabovcin e kam nga fshati im. Nuk jam me asnjë parti. Njëherë thoshin se jam i LDK-së, pastaj i AAK-së, ndërsa tash i PDK-së. Vetëm me Listën “Srpska” nuk më kanë bërë akoma. S’kam të bëjë me politikë”, tha ai.

Ndërsa Adem Grabovci është munduar të bind se nuk ka lidhje me zhvillimet që po ndodhin në FFK, madje nuk dëshironte t’iu përgjigjej as pretendimeve të FFK-së se ai është parë duke pirë kafe me Arianit Ahmetin që tashmë po e kërkon postin e kryetarit.

“Nuk kam lidhje me sport. Mund të flas për skijim apo not, por as idenë nuk e kam se çka po ndodh në FFK. Nuk e di as kush është, as kush po donë me u bë, as kur ka zgjedhje dhe asgjë”, tha Grabovci i cili u pyet nga  Express se a e njeh Arianit Ahmetin.

“Kush është ai, idenë nuk e kam. Ndoshta e njoh por tash nuk po më kujtohet. Sinqerisht nuk di asgjë se çka po ndodh”, tha ai.

Express ka provuar të kontaktojë gjatë gjithë ditës edhe me Astrit Haraqijën, të cilin FFK e sheh duke e përkrahur Arianit Ahmetin kundër Agim Ademit.

Por, kontakti me të ishte i pamundur.

Në FFK janë të sigurt se Agim Ademi është njeriu më i preferuar i delegatëve të FFK-së për ta udhëheq futbollin. Por, e akuzojnë Arianit Ahmetin se po i frikëson delegatët dhe klubet duke u thënë se i ka tubuar në numër të madh nënshkrimet me qëllim që të përfitojë nënshkrime nga klubet dhe delegatët e frikësuar. Por, FFK bënë thirrje te delegatët e klubet të mos bien pre e mashtrimeve sepse Ahmeti nuk i ka më shumë se 7 nënshkrime.

Kosova mund të sanksionohet nga UEFA e FIFA!

Implikimi i Ministrisë së Sportit, ku Kujtim Gashi i PDK-së është ministër në largim, në situatën e krijuar në futbollin kosovar mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Kosovës. Në rast se mbahet Kuvend Zgjedhor, pa pëlqimin e delegatëve, por me ndërhyrje politike, rrëzimi i Agim Ademit mund ta shtyjë UEFA-n e FIFA-n të ndërhyjë deri një pezullim të Kosovës sepse këto dy organizata nuk tolerojnë ndërhyrje politike në federatat anëtare të saj, të cilat janë autonome në të gjitha shtetet nga politika. Ndërhyrje të tilla të UEFA-s e FIFA-s ka pasur plotë. Njëherë edhe në Shqipëri. Për këtë Agim Ademi ka paralajmëruar disa herë duke kujtuar se mandati i tij katërvjeçar është i verifikuar nga UEFA dhe FIFA./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera