Shëndetësi

Zbulohen dy specie të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 13 January 2019

Dy lloje të reja të baktereve rezistente ndaj antibiotikeve janë zbuluar në gjakun e disa pacientëve në Kinë.

Shkencëtarët zbuluan se dy pacientë bartnin lloje të paidentifikuara të Enterobacteriaceae që nuk iu përgjigjën penicilinave apo grupit të antibiotikëve cefalosporin në laborator.

Enterobacteriaceae ekzistojnë në zorrë dhe zakonisht janë të padëmshme, por mund të shkaktojnë meningjit nëse hyjnë në gjak ose pneumoni nëse hyjnë në mushkëri.

-Advertisement-

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësime për shfaqjen e llojeve të reja të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, gjë që do të bënte infeksionet vdekjeprurëse më të vështira për t’u kuruar, si dhe vonesat në trajtimin e tyre shpesh mund të çojnë në sepsë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera