Lajme

Zbulohen detaje shokuese për motrën e kamikazit të Manchester-it (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 24 May 2017

Quhet Jomana dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ishte një person që nuk ishte nën vëmendjen  e medias, por pasi vëllai i saj 22-vjeçar, Salman Abedi, është identifikuar si autori i sulmit në “Manchester Arena”, mediat filluan të publikojnë edhe foto të saj.

Sipas mediave britanike, 18-vjeçarja përdor dy profile në rrjetet sociale, ku në një shfaqet si një nxënëse myslimane dhe te profili tjetër, një 18-vjeçare e cila bën një jetë perëndimore.

Ndërkohë “The Telegraph” shkruan se kamikazi 22-vjeçar është fëmija i dytë nga një familje refugjatësh nga Libia të cilët kanë hyrë në Britania e Madhe për t’i shpëtuar regjimit të kolonel Ghaddafi-t.

-Advertisement-

18-vjeçarja filloi të punonte në xhaminë e Dibsbury në vitin 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera