Lajme

Zbulimi qesharak i Abelard Tahirit për Martin Berishajn, prezanton si ekskluzive certifikatën e biznesit që gjendet online

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 28 April 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ishte ndër deputetet më të zëshëm në debate të ashpra me deputetet e Vetëvendosjes, e ku eskaloi deri në gjuhë ofenduese e degraduese kur u dëgjua duke sharë me rob.

Ky moment ku dëgjohet duke thënë “a robt jav q….” natyrisht që u bë lajm në të gjitha mediat, por nuk mori vëmendjen e duhur edhe momenti kur Tahiri u mundua të prezantoj një dokument tjetër “ekskluziv”, siç e tha ai që e ka siguruar nga Mali i Zi.

E kishte fjalën për certifikatën e biznesit të ambasadorit Martin Berishaj, emri i të cilit qe një javë komentohet për skandalin qe e lidh me kompaninë GEN e ku u ngritën dyshime që kishte transaksione parash deri në 600 mijë euro që qarkulluan nëpër llogarinë e tij.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Zbulohen fakte të reja, kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare 11.8 milionë me Kosovën

Duke u munduar të flas për faktet që kanë prezantuar mediat tash e një javë, deputeti Tahiri tha se edhe ai e ka siguruar certifikatën e biznesit të Martin Berishajt.

Deputeti Tahiri në fjalimin e tij u mundua t’i jap peshë këtij “zbulimi”, duke ju drejtua kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se kjo është certifikata e kompanisë së ambasadorit Berishaj, të cilën e ka siguruar nga Mali i Zi.

LEXO EDHE: Skandal: Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2 milion€ nga Kosova për dy muaj

Në fakt, këtë certifikatë, deputeti Tahiri e ka siguruar nga interneti qysh me vetëm dy klikime ashtu siç mund ta siguron secili qytetarë që ka qasje në internet. Mjafton të hyni www.pretraga.crps.me dhe të kërkoni me emrin e kompanisë dhe keni qasje në secilën certifikatë të bizneseve.

Njëjtë siç mund të gjinden edhe në Kosovë duke klikuar në linkun e ARBK-së ose bizneset e hapura.

Martin Berishaj asnjëherë nuk e ka mohuar që ka kompani në Mal të Zi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera