Lajme

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Vlorë, policia arreston njërin nga autorët (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 June 2017

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën, ku një 40 vjeçar u ekzekutua në hyrje të banesës së tij.

Shtetasi Fatjon Sinani është ekzekutuar me plumb në kokë në hyrje të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar. Kjo është video e xhiruar pak minuta pas ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku trupi i pajetë i të ekzekutuarit është dërguar në morg.

Njoftimi i Policisë

-Advertisement-

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:

  • N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera