‘Zbardhen’ detaje të takimit të Konsett dhe Mustafa: Gjithçka që u folë për Qeverinë e re!
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 09 October 2019
Pa kaluar as 48 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur takime me dy liderët e partive të cilat dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Burime të afërta të Gazetës Blic kanë treguar detaje të pathëna nga takimi që ka pasur Kossnet me Mustafën.Sipas këtyre burimeve, amerikanet janë pro një qeverie LVV-LDK.
“Në takim është folur për Qeverinë e re. Ambasadori amerikan ka shprehur vullnetin për një koalicion VV-LDK. Derisa sipas tij, kryeministri i takon partisë fituese- VV-së, gjegjësisht liderit, Albin Kurti”, tha ky burim.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ambasadori amerikan ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku do të jetë ndër punët më kryesore të Qeverisë së re të Kosovës.
Ndryshe, në një komunikatë për media, të lëshuar gjatë ditës së djeshme nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e falënderoi Kosnettin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, ndërsa ky i fundit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.
Po ashtu Konsett dje pati takim edhe me Kurtin, ku në komunikatën për medie të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi Kurtit për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.
Në anën tjetër, Kurti, e kishte siguruar Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...