Sport

“Zakonisht bëhen pishman kur më largojnë”, Conte mesazh për Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 19 January 2023

Dy humbje në tre ndeshjet e fundit, bëjnë që Tottenham të humbasë “terren” në klasifikimin e Premier League me “Spurs” që tashmë “rrëshkasin” në vendin e pestë. Skuadra londineze është para një tjetër prove të vështirë duke qenë se luan në transfertë ndaj Manchester City dhe një tjetër rezultatet negativ do të rëndonte ambientin e Tottenham.

Tashmë, edhe pozicioni i trajnerit Antonio Conte është vendosur në dyshim me italianin që ka një kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit aktual. Pas rezultateve negative, situata duket të ketë ndryshuar me drejtuesit e Tottenham që nuk janë edhe aq të bindur sa në fillim për të vijuar projektin me italianin. Nga ana tjetër, Conte jep një mesazh të qartë se është i gatshëm të vijojë sipas kushteve të tij ndërsa shprehet se të gjithë klubet ku ai ka punuar janë bërë pishman pasi e kanë shkarkuar.

“Unë jap gjithçka për një klub. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Tottenham, kështu ka ndodhur edhe me Interin, Juventusin dhe kudo kam punuar. Për mua është normale ta përfundoj një ditë si i sfilitur pasi impenjohem shumë dhe kjo është edhe një arsye pse drejtuesit kërkojnë kontrata afatgjate nga unë.

-Advertisement-

Nuk di që asnjë nga klubet ku kam punuar të ketë pasur pretendime në lidhje me impenjimin tim. Zakonisht ndodh që kur unë largohem, klubet bëhen pishman për vendimin sepse ata më pas e kuptojnë sa kam punuar. Dhe, në këtë aspekt jam shumë i lumtur për këtë që jam”, u shpreh Conte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera