Lajme

Zafir Berisha: VV mori vota aksidentale, arriti ta mashtrojë opinionin

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 28 June 2017

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka treguar se pse ai mendon se Qeveria e ardhshme nuk duhet të krijohet në koalicion me Listën Serbe.

“I nominuari për kryeministër duhet të ketë parasysh që Kosova është përpara shumë sfidave, dhe në rast se mendon se tri çështje, Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria zgjidhet me Listërn Serve po mendoj që është gabim”.

“Faktori politik shqiptar duhet të mendojnë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të vendit”.

-Advertisement-

Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se partitë politike duhet ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Ramushi duhet ta bëjë Qeverinë, dua të besoj se nëse subjektet politike e kanë për interesa të vendit e jo personale duhet ta mbështesin Ramushin për kryeministër”.

Ai ka thënë poashtu se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN pas ceritifkimit të rezultateve nga KQZ duhet të bisedojë me partitë politike për krijimin e Qeverisë.

“Jemi të interesuar të kemi Qeveri stabile, Haradinaj si i nominuar dhe i votuar nga qytetarët, duhet të bisedojë me subjektet politike”.

Berisha nuk ka lënë pa thumbuar edhe Vetëvendosjen.

“Kanë thënë “JO” edhe në rrethana të tjera, Vetëvendosja i ka thënë dikur “PO” Ramushit në vitin 2014 besoj se edhe tash duhet t’i thotë “PO”.

“Vetëvendosjes i ka hyrë vetja në qejf me këtë votën aksidentale”.

“Por, e dinë mirë se Ramushi ka të drejtën për të bërë Qeverinë”.

“Vetëvendosja i ka këto qëndrime, i ka dhezë kjo – ka arritë ta mashtrojë opinionin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera