Lajme

Zafir Berisha e shtyn intervistimin në speciale – Nuk ka vizë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 19 January 2020

Ish-komandanti i UCK-së, tani pjesë e NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, ishte paraparë që këtë të hëne të 21 janarit të udhëtoj për në Hagë.

Atje, pritet të shkonte për t’u intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, këtë të hëne Berisha nuk do të jetë atje.

-Advertisement-

Atij i është vonuar dhënia e vizës për udhëtim, shkruan gazeta inFokus.

“Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër. Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, ka thënë Berisha.

Berisha në cilëisnë e deputetit ishte kundër formimit të Gjykatës Speciale, derisa vazhdimisht ka akuzuar Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin e deputetët të cilët atë kohë votuan.

Kjo pasi sipas tij lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti, shkruan gazeta inFokus.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë, e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera