Lajme

Zafir Berisha bën thirrje që të kemi kujdes në internet

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 01 October 2020

Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka njoftuar se si zëvendës ministër i MPB-së, ai ka takuar Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Me këtë rast Berisha ka thënë se u njoftua në lidhje me rreziqet e të cilat mund të përballen qytetarët dhe ka bërë thirrje që të kenë “Kujdes në internet”.

“Në bazë të përgjegjësive si zv.ministër i MPB, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjin kundër krimit kibernetik , projekt ligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e senzibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike!

-Advertisement-

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. “Kujdes në internet”, ka shkruar Berisha./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera