Lajme

Zafir Berisha: As bijat s’rrijnë aq gjatë sa Kurti në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 13 July 2022

Ish-koordinatori i kibernetikës, Zafir Berisha, ka reaguar për vizitën e kryeministrit, Albin Kurti, në Greqi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se “as bijat nuk rrinë më shumë se dy tri ditë”.

Berisha thotë se këto veprime të Kurtit nuk do t’i lënin përshtypje askujt nëse përkrahësit e VV-së të mos kritikonin në të kaluarën për të njëjtat.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Bijat jo se jo, nuk rrijnë ma shumë se dy a tri ditë, si thotë Aida Dërguti, por as nipat te dajët me një vakët, nuk kanë qëndru, sa Albini në Greqi!

“Kur gjeni mufte…” kishin me thën gjakovarët, pse mos me u “knaq” në plazhet e Greqisë?

Përfaqësues i vendit me zhvillim më të madhë ekonomikë, kuptohet sipas atyre që ju është bërë lavazh trurit.

Këto veprime nuk do ti lenin përshtypje askuj, sikurse Albini me sektin e tij dhe hijenat e rrijeteve sociale, mos të hanin shumë … kundër të tjerëve që kanë bërë veprime të njejta.

Zafa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera