Lajme

Zaev: Propozimi i ri i Aleancës për Shqiptarët ishte i papranueshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 23 December 2017

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se propozimet për vendet e zbazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se propozimi i Aleancës për shqiptarët për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm.

Zaevi në emisionin “Noqno studio” në televizionin Telma, tha se askujt nga partnerët e koalicionit nuk i takon ministri sipas prioritetit dhe se Aleanca për shqiptarët e ka marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Arben Taravarit.

Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për situatë jo të këndshme, duke e marrë parasysh bashkëpunimin e plotë me Ziadin Selën dhe atë që Sela ka qenë bashkë me të më 27 prill, por se si kryeministër ka përgjegjësi më të madhe.

-Advertisement-

Për propozimin që për ministër të Shëndetësisë të emërohet Venko Filipçe, kryeministri Zaev vlerëson se bëhet fjalë për njeri i cili do t’i zbatojë reformat në shëndetësi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera