Lajme

Zaev: Policia dhe deputetët e VMRO-së ua hapën dyert e Kuvendit dhunuesve

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 01 May 2017

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për radion zvicerane – SRF tregon për dhunën dhe atë që ai ka përjetuar të enjten në Parlament.

I pyetur nëse policia ishin të përfshirë, Zaev tha: “Po, sigurisht. Policia dhe deputetët e VMRO kanë hequr shufrat metalike me të cilat dyert e parlamentit janë të siguruar përbrenda. Kështu që , ata që protestonin të ishin në gjendje për të hyrë në parlament. Policë dhe njerëz të VMRO-së ua treguan rrugën për të arritur më shpejtë tek ne. Pas dy orësh profesionistët e policisë erdhën për të na ndihmuar. Ata na dërguan në një dhomë të sigurt nga ku na kanë evakuuar. Por, deri në atë moment, edhe këta zyrtarë nuk kishin urdhër për të ndërhyrë “, tha Zaev.

Lideri i shumicës parlamentare thotë se shumica e policëve duan të punojnë në mënyrë profesionale, ata duhet që t’u binden urdhrave.

-Advertisement-

“Kur kreu i Shërbimit të Sigurimit jep urdhra për të mos bërë asgjë, oficerët e policisë duhet t’u binden urdhrave të tilla. Kishte policë të cilët ishin duke qarë, përshkak se ata nuk kanë mundur të bëjnë punën e tyre. Por unë e di se shumë shpejt ne mund të rikthejmë profesionalizmin në të gjitha institucionet e vendit përfshirë edhe në Ministrinë e Brendshme “, tha Zaev.

Bashkimi Evropian mund të kufizojë lirinë e udhëtimit të individëve të caktuar, ose të ngrijë llogaritë bankare jashtë vendit, por një gjë të tillë akuma nuk e ka bërë. ka thënë Zaev në intervistën për SRF-në zvicerane

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera